Ndërlidhjet

logo-print

Dallas: Jordanezi dënohet me 24 vjet burg për komplot me bombë



Gjykata në Shtetet e Bashkuara e ka dënuar me 24 vjet burg jordanezin, i cili u përpoq ta hedhë në erë një rrokaqiell në qytetin Dallas të Teksasit.

Hosam Smadi, 20 vjeçar, u shpall fajtor në muajin maj për përpjekje për përdorim të armëve të shkatërrimit në masë.

Ai mund të dënohej me burg të përjetshëm.

Smadi u arrestua në vitin 2009 pasi prokurorët thanë se ishte përpjekur të aktivizojë një automjet bombë fallso, e cila ishte kurdisur nga agjentët e FBI-së.
XS
SM
MD
LG