Ndërlidhjet

SHBA dhe Sllovakia zotohen të bashkëpunojnë për Ballkanin



Shtetet e Bashkuara dhe Sllovakia janë zotuar të punojnë së bashku që t’i ndihmojnë vendet e Ballkanit, përkundër mosmarrëveshjeve që kanë rreth Kosovës.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton, dhe ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mikulash Xhurinda, thanë në Uashington se ata ndajnë qëndrime të njëjta për t’u ndihmuar vendeve të Ballkanit të integrohen në Bashkimin Evropian.

Sllovakia u ka rezistuar thirrjeve të Shteteve të Bashkuara për ta njohur Kosovën, transmeton AP.
XS
SM
MD
LG