Ndërlidhjet

Franca në pritje të protestave të reja



Franca përgatitet për një ditë tjetër të grevave dhe demonstratave kundër reformave pensionale, që do ta rritin moshën e pensionimit nga 60 në 62 vjeç.

Qindra mijëra njerëz morën pjesë dje në protestat që u mbajtën në gjithë vendin, para votimit të ligjit në Senat, që pritet të ndodhë këtë javë.

Protestat ishin kryesisht paqësore, por janë raportuar edhe disa akte të dhunës nga ana e protestuesve jashtë Parisit dhe qytetit Lion.
XS
SM
MD
LG