Ndërlidhjet

Katër çekë dënohen me 86 vjet burg, sulmuan familjen rome



Gjykata e Çekisë i ka dënuar katër ekstremistë të djathtë për zjarrvënie në një familje rome, e cila i shkaktoi plagë të rënda një vajze dy vjeçare.

David Vaçulik, Jaromir Lukesh, Ivo Miler dhe Vaclav Koxhojanu u akuzuan për tentim vrasje me motive racore në prill, 2009.

Gjykata në Ostravë i dënoi tre të parët me nga 22 vjet burg, ndërsa tëi katërtin me 20 vjet burg.

Të katërtit u deklaruan të pafajshëm.

Vajza dy vjeçare mori djegie të rënda në trup dhe disa muaj ndodhej në gjendje serioze.
XS
SM
MD
LG