Ndërlidhjet

UGK: Të shqetësuar me gjendjen e lirisë së shtypit


Unioni i Gazetarëve të Kosovës, ka shprehur shqetësimin me gjendjen e lirisë së shprehjes në Kosovë, pas publikimit të raportit më të ri të organizatës “Reporterët pa Kufij”, me ç’ rast Kosova është radhitur në vendin e 92-të, për dallim nga viti i kaluar ku renditej në vendin e 75-të.

“Rënia e lirisë së shprehjes në vendin tonë për 17 vende brenda një viti tregon më së miri se gjendja e mediave në vendin tonë në këtë vit ka qenë shumë më e rëndë”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga UGK-ja.

“UGK-ja ka vërejtur se kohëve të fundit janë shtuar presionet mbi mediat, por nuk kanë munguar as kërcënimet ndaj ekipeve të mediave dhe gazetarëve”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
XS
SM
MD
LG