Ndërlidhjet

Holanda mbështet heqjen e vizave për Shqipërinë



Kreu i Senatit holandez, Van der Linden, ka mbështetur heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë, por ka kërkuar nga institucioinet që të sqarojnë shtetasit shqiptarë për të drejtat dhe kufizimet e këtij procesi.

Van der Linden i bëri këto komente në Tiranë, pas takimit me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli. Holanda ka qenë e ashpër në mbikqyrjen e përmbushjes së kritereve nga ana e Shqipërisë për procesin në fjalë dhe atë të integrimit evropian.

Në takimin e 7 dhe 8 nëntorit të ministrave të brendshëm të vendeve anëtare të BE-së do të merret dhe vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Nëse miratohet heqja e vizave qytetarët e Shqipërisë dhe të BH-së do të mund të lëvizin të lirë në hapësirën Shëngen nga fundi i këtij viti.
XS
SM
MD
LG