Ndërlidhjet

LDK-ja kërkon proces korrekt të privatizimit të PTK-së



“Lidhja Demokratike e Kosovës është për privatizimin e PTK-së, si një aset i rëndësishëm të ardhurash për buxhetin e vendit, por këmbëngul që ky proces të kryhet mirë dhe me kujdes”, ka thënë kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi me Adam Bennettin, Këshilltar i Lartë në Departamentin Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra për informim e LDK-së.

“Në këtë frymë, LDK-ja ka insistuar gjithmonë që procesi i privatizimit në vend të jetë plotësisht transparent, t’u përmbahet normave të ekonomisë së tregut të lirë dhe ligjeve në fuqi ”, citohet të ketë thënë zoti Sejdiu.
XS
SM
MD
LG