Ndërlidhjet

Klinton: GJND-ja vendosi për pavarësinë e Kosovës



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka deklaruar se Serbia dhe Kosova kanë mundësi që me ndërmjetësimin e BE-së të fillojnë dialogun për t’i zgjidhur problemet praktike ndërmjet tyre.

Në konferencën për shtyp pas takimit në Uashington mes Klintonit dhe homologut të saj sllovak, Mikullash Gjurinda, shefja e diplomacisë amerikane tha “SHBA konsideron se GJND-ja ka vendosur për çështjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës”.

“Uashingtoni gjithsesi do të dëshironte që pas këtij vendimi më shumë vende ta njohin Kosovën, por gjithashtu e dimë se është e rëndësishme që të vazhdohet të punohet për të kapërcyer ndarjet historike, në mënyrë që të kemi një rajon i cili është i qetë, stabil dhe shkon drejt Evropës”, tha Klinton.

Shtetet e Bashkuara dhe Sllovakia janë zotuar të punojnë së bashku që t’i ndihmojnë vendet ballkanike përkundër mosmarrëveshjeve që kanë rreth Kosovës.

Xhurinda theksoi se nuk ka pasur “asnjë presion nga Uashingtoni për ta njohur Kosovën”. Sipas tij njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është qëllim në vetvete.

“Qëllimi është të ndihmojmë apo të lehtësojmë vendosjen e marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit, marrëdhënie që mbi të gjitha të jenë të qëndrueshme. Unë besoj se Sllovakia, një vend që nuk e ka njohur Kosovën, mund të ndihmojë”, tha Xhurinda.
XS
SM
MD
LG