Ndërlidhjet

OKB-ja e tmerruar nga gjendja në burgjet greke



Kushtet në burgjet greke dhe në qendrat e paraburgimit janë "tmerruese", deklaroi Manfred Novak, i dërguari i Kombeve të Bashkuara për luftimin e torturës.

Novak për dhjetë ditë vizitoi burgje, qendra paraburgimi, stacione policore, spitale burgjesh dhe qendra të ndalimit të migrantëve në të gjithë Greqinë. Sipas tij ajo që pa ishte një gjendje krize. "Të gjitha burgjet që vizitova ishtin të mbi populluara", tha Novak.

Zyrtari i OKB-së kërkoi nga Greqia që të reformojë sistemin e drejtësisë si një nga rrugët për të zgjidhur problemin e mbi popullimit në qendrat e paraburgimit. Ai kërkoi ngritjen e një mekanizmi të pavarur, që do të hetonte të gjitha ankesat për sjelljen e policisë.
XS
SM
MD
LG