Ndërlidhjet

Rusët përfundojnë hetimet për rrëzimin e aeroplanit polak



Rusia ka përfunduar hetimet lidhur me katastrofën ajrore ku humbi jetën presidenti polak dhe 95 persona të tjerë në muajin prill të këtij viti. Aksidenti ndodhi në Smolensk të Rusisë, derisa aeroplani me delegacionin shtetëror polak po udhëtonte për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore për masakrën e Katinit.

Raporti i autoriteteve ruse ka rreth 200 faqe, derisa pala polake ka 60 ditë në dispozicion për të komentuar raportin, i cili do të bëhet publik pas këtij afati. Zyrtarët rusë nuk kanë dhënë asnjë detaj rreth përfundimeve mbi shkaqet e aksidentit.
XS
SM
MD
LG