Ndërlidhjet

logo-print

Van Rompei: Tirana, një hap larg liberalizimit të vizave



“Shqipëria është vetëm një hap larg nga liberalizimi i vizave dhe kam besim se ky hap do të merret shumë shpejt”, ha presidenti i Bashkimit Evropian, Herman van Rompei në Tiranë.

Duke folur për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë ai theksoi se “përparimi drejt anëtarësimit do të jetë një vlerë e paçmuar për të thithur investime e për të ulur papunësinë”. Ai vlerësoi përparimin e Shqipërisë në këto 20 vite, por ka kërkuar me vazhdimin e reformave dhe luftën kundër korrupsionit.

“Shqipëria tashmë është vend anëtar i NATO-s, ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim –Asocimit me BE-në dhe së shpejti KE-ja do të sjellë një autorizim për hyrjen e Shqipërisë në BE. Opinioni ka për të qenë i drejtë dhe objektiv e do të pasqyrojë situatën në vend”, tha Van Rompei.

Komentet presidenti i BE-së i bëri gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Sali Berisha.
XS
SM
MD
LG