Ndërlidhjet

Serbia e Maqedonia rrezikojnë Shqipërinë?



Shqipëria dhe Bosnja mund të penalizohen në procesin e liberalizimit të vizave për shkak të dështimit të Serbisë e Maqedonisë që të ndalin valën e strehimkërkuesve në vendet e BE-së.

“Kjo tendencë është shumë shqetësuese dhe seriozisht mund të dëmtojë gjithë procesin e liberalizimit të vizave në Ballkanin Perëndimor”, shkruhet në një letër të eurokomisioneres për çështjet e brendshme, Sesilia Malmstrom. Malmstrom shqetësimet e saj ia ka bërë të ditur ministrave të brendshëm të Serbisë e Maqedonisë, raporton agjencia gjermane e lajmeve.

“Disa vende anëtare të BE-së po përjetojnë sërish një fluks alarmues të personave që vijnë nga vendet tuaja e që kërkojnë strehim”, i ka shkruar Malmstrom Ivica Daçiçit dhe Gordana Jankullovskës.
XS
SM
MD
LG