Ndërlidhjet

Van Rompei mbështet integritetin e Bosnjës



"Dua të përsëris mbështetjen e Bashkimit Evropian për integritetin territorial të Bosnjës si një vend sovarn dhe unik", tha presidenti i BE-së, Herman Von Rompei.

"Përparimi i Bosnjës është më i ngadaltë sesa kishim shpresuar dhe kjo nuk është as në interesin e Bosnjës, as të rajonit, e aq më pak në interes të BE-së", tha Van Rompei.

Këto komente vijnë në të njëjtën kohë me ato të Partisë Socialdemokrate boshnjake, fituese e zgjedhjeve të 3 tetorit, e cila tha se kërkon të forcojë strukturat qendrore të shtetit, duke thelluar centralizimin.
XS
SM
MD
LG