Ndërlidhjet

Medvedev: Të tejkalohet mosbesimi Rusi - NATO


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, ka deklaruar se Rusia dhe NATO-ja kanë historinë e marrëdhënieve të shënuara me mosbesim të thellë, që duhet tejkaluar.

“Marrëdhëniet e Rusisë dhe NATO-s gjithnjë kanë qenë të vështira”, u ka thënë Medvedev ekspertëve për politikë të jashtme që i ka pritur në Moskë.

Medvedev ka shfaqur keqardhje që Perëndimi shpesh e vështron Rusinë si “vend ku kurrë nuk do të ketë demokraci dhe që gjithnjë do t’i mbetet besnike parimit të autoritarizmit”.
XS
SM
MD
LG