Ndërlidhjet

Disidenti kuban merr çmimin Saharov



Parlamenti Evropian i ka dhënë çmimin Saharov disidentit kuban Guilermo Farinas. Çmimi Saharov i jepet personave me kontribut të veçantë në fushën e të drejtave të njeriut.

"Guilermo Farinas është gazetar i pavarur dhe disident politik. Ai ishte i gatshëm të sakrifikojë dhe rrezikojë shëndetin dhe jetën e vetë si mjet presioni për të arritur ndryshime në Kubë. Ai përdori grevën e urisë si protestë dhe sfidë ndaj mungesës së lirisë së mediave në Kubë. Ai iu ka dhënë shpresë atyre që e çmojnë lirinë, të drejtat e njeriut dhe demokracinë", tha presidenti i Parlamentit Evropian, Jirzhi Buzek.

Farinas, 48 vjeçar ka kaluar 11 vjetë e gjysmë në burg dhe ka zhvilluar 23 greva urie për të protestuar ndaj regjimit kuban.
XS
SM
MD
LG