Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Shqipëria të zgjidhë ngërçin politik



Klasa politike shqiptare të gjejë rrugët për të zgjidhur ngërçin politik ku gjendet Shqipëria, ka deklaruar në Tiranë diplomati amerikan Tomas Kantrimen, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit.

Ai ka theksuar se kriza duhet të zgjidhet mes vetë udhëheqësve shqiptarë dhe jo nga jashtë vendit.

Dje ai është takuar me kryeministrin Berisha, ku mes të tjerash kanë folur dhe për ligjin e shërbimit sekret. Diplomati amerikan ka kërkuar nga Berisha që të respektohen standardet e NATO-s në miratimin e ligjit.

XS
SM
MD
LG