Ndërlidhjet

Ivanoviq: Policia e Kosovës, EULEX-i e KFOR-i të mbikqyrin veriun



Zyrtarë të qeverisë serbe kanë dënuar incidentet e djeshme në veri të Kosovës, ku dy automjeteve iu ishte vënë flaka në dy incidente të ndara.
Oliver Ivanoviq nga Ministria për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka kërkuar nga administrata lokale, Polica e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i ta kenë situatën nën kontroll.

“Ajo që është shqetësuese ka të bëjë me faktin se incidentet mund të përdoren nga shqiptarët e Kosovës, si dhe elementë më pak miqësorë në mesin e bashkësisë ndërkombëtare, për ta cilësuar situatën në veri si kaotike. Mendoj se është e nevojshme që administrata vendore, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i të kontrollojnë situatën dhe të të mbikqyrin gjithçka që ndodh në veri”, tha Ivanoviq.

Ai theksoi se është në intersin e Serbisë që të ruhet paqja dhe stabiliteti në prag të bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës.
XS
SM
MD
LG