Ndërlidhjet

UEFA nuk përjashton Serbinë



Serbia mund të mënjanojë dëbimin nga ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian të futbollit, pavarësisht incidenteve të dhunës në Itali. Në ndeshjen kualifikuese për Euro2012 Itali-Serbi tifozët serbë shkaktuan incidente masive dhune, çfarë solli dhe pezullimin e ndeshjes në minutën e shtatë.

Agjencia italiane e lajmeve raporton se prokurori i UEFA-s, Zhan-Samuel Leuba ka rekomanduar një fitore 3-0 për Italinë dhe Serbia do të luajë tre ndeshjet e rradhës në stadiumin e saj pa praninë e shikuesve.

Senaca dëgjimore në UEFA, ku do të merret dhe vendimi, do të zhvillohet më 29 tetor.
XS
SM
MD
LG