Ndërlidhjet

Vulf: Turqia të respektojë lirinë e besimit



Presidenti gjerman, Kristian Vulf, ka marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar sot në një kishë në qytetin mesdhetar turk të Tarsusit.

Mesha e mbajtur në kishën e Shën Polit, të ndërtuar në shekullin e XIX, u drejtua nga dy priftërinj gjermanë. Pas meshës presidenti gjerman duke folur për mediat kërkoi nga autoritetet turke të garantonin lirinë e besimit për pakicën e krishterë.

Llogaritet se në Turqi jetojnë rreth 100 mijë të krishterë.
XS
SM
MD
LG