Ndërlidhjet

NATO-ja optimiste për kalimin e përgjegjësive tek afganët



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se Aleanca do të mbajë një numër të mjaftueshëm trupash në Afganistan derisa forcat vendore të jenë në gjendje të marrin përgjegjësinë për sigurinë.

Rasmusen tha se forcat ndërkombëtare kanë shënuar përparim dhe "talibanët janë nën presion ngado". Ai u shpreh optimist se NATO-ja do të mund të transferonte përgjegjësitë tek afganët nga viti 2014. Rasmusen i bëri komentet gjatë qëndrimit të tij një ditor në Athinë.
XS
SM
MD
LG