Ndërlidhjet

Salman Ruzhdi boton kujtimet



Shkrimtari anglo-indian, Salman Ruzhdi, do të botojë kujtimet e tij në vitin 2012 në shtëpinë botuese Random.

Random ka bërë të ditur se marrëveshja “është ndër paktet më të mëdha sa i përket numrit të gjuhëve dhe vendeve që do të botohet e që është arritur ndonjëherë për një titull të vetëm”.

Ruzhdi ka fituar çmimin Booker Prize në vitin 1981 për librin “Fëmijët e mesnatës”. Kujtimet do të fokusohen kryesisht në periudhën kur Ruzhdi ka jetuar i fshehur për shkak të dënimit me vdekje të urdhëruar nga udhëheqësi suprem i Iranit Ajatullah Homeini.
XS
SM
MD
LG