Ndërlidhjet

Emisari i KB alarmohet për ndërtimet izraelite



Emisari i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme i quajti “alarmuese” raportet për rifillimin e ndërtimeve izraelite në Bregun Perëndimor.

Robert Seri tha se ndërtimi i kolonive është “ilegal sipas ligjit ndërkombëtar”, dhe vetëm edhe më tej do ta minojë besimin.

Hagit Ofran, mbikqyrës i ndërtimeve nga grupi izraelit “Paqe Tani”, tha se kolonët izraelitë kanë përgatitur terenin për ndërtimin e rreth 600 vendbanimeve në Bregun Perëndimor që kur skadoi moratoriumi në shtator.
XS
SM
MD
LG