Ndërlidhjet

logo-print

Shtëpia e Bardhë e Klintonit e kishte humbur kodin bërthamor



Ish krye oficeri i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara tha në librin e tij se Shtëpia e Bardhë e ish presidentit Bill Klinton i ka humbur kodet e nevojshme për lansimin e raketave bërthamore.

Gjenerali në pension, Hju Shelton, ka shkruar në memoaret e sapo publikuara se karta me kodet ishte zhdukur disa muaj përpara se një bashkëpunëtor e pranoi këtë, dhe pastaj karta u zëvendësua.

Karta e njohur si “biskuiti”, e përmban kodin e duhur për hapjen e çantës, në të cilën ndodhen kodet tjera të nevojshme për lansimin e raketave bërthamore.
XS
SM
MD
LG