Ndërlidhjet

Izraeliti ia merr titullin iranianit në shah



Një kryemjeshtër i shahut në Izrael ka hyrë në librin e rekordeve Ginis për lojëra simultane të shahut, duke e tejkaluar rekorderin e mëparshëm nga Irani.

Alik Gershon, 30 vjeç, tash e mban rekordin me 454 fitore nga 523 loja, të cilat i luajti me kundërshtarët e tij gjatë afro 20 orëve.

Rekorderi i mëparshëm ishte iraniani Morteza Mahxhob, i cili kishte fituar 397 nga 500 lojëra në gusht, 2009.
XS
SM
MD
LG