Ndërlidhjet

SHBA: Amerikani i liruar nga burgu në Iran, u kthye në shtëpi


Biznesmeni nga Kalifornia, Reza Taghavi, që i ka kaluar më se dy vjet në një burg në Iran, i akuzuar se i ka dhënë para një grupi rebel, është kthyer në shtëpi.

71 vjeçari Taghavi ishte burgosur për shkak të akuzave se një personi të dyshuar, që kishte lidhje me grupin rebel të quajtur Tondar, i kishte dhënë 200 dollarë amerikanë.

Grupi Tondar është i dyshuar për sulmin me bombë në një xhami në qytetin jugor, Shiraz, në vitin 2008, nga i cili ishin vrarë 14 vetë.

Shtetasi amerikan, Taghavi, kurrë nuk ishte i akuzuar dhe i ka hedhur poshtë akuzat se me vetëdije e ka mbështetur këtë fraksion.
XS
SM
MD
LG