Ndërlidhjet

Haiti: Dyshohet se nga kolera kanë vdekur 135 vetë


Zyrtarët e Haitit dhe të Kombeve të Bashkuara thonë se nga përhapja e dyshuar e sëmundjes së kolerës, kanë vdekur së paku 135 vetë në Haiti.

Më se 1500 njerëz janë ndjerë të sëmurë në hapësirën e prekur në veri të kryeqytetit Port-o-Prens.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se po dërgonte specialistë në këtë vend.

Haiti ishte goditur nga tërmeti shkatërrues në muajin janar, me ç’rast e humbën jetën më se 220 mijë njerëz dhe afro 1.5 milion mbetën pa kulm mbi kokë.

Kolera është një infektim bakterial, që përhapet nëpërmjet ujit të kontaminuar, që shkakton diarrenë dhe vjellje dhe për pasojë mund ta ketë dehidrimin dhe vdekjen.
XS
SM
MD
LG