Ndërlidhjet

Shkup: Gruevski kundër zgjidhjes së emrit që dëmton identitetin


Maqedonia do të pranoj mbylljen e kontestit me Greqinë, por, vetëm nëse zgjidhja nuk dëmton identitetin dhe gjuhën maqedonase, ka deklaruar kryeministri, Nikolla Grevski, pas takimit në Shkup me kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

“Maqedonia ishte dhe mbetet konstruktive dhe e angazhuar në vazhdimin e negociatave me ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të pranueshme, e cila nuk do ta dëmtoj identifikimin nacional, gjuhësor dhe kulturor maqedonas dhe që do të ishte e pranueshme për shumicën e qytetarëve të Maqedonisë ”, ka deklaruar Gruevski.

Ndërkohë, kryeministri malazez, ka thënë se zgjidhja e këtij problemi nuk e ndihmon vetëm integrimin e Maqedonisë, por, stabilizon edhe rajonin.

“Këtë çështje nuk e trajtojmë si çështje të rëndësishme për Maqedoninë, por vërtet e trajtojmë si çështje shumë të rëndësishme për stabilitetin e rajonit ”, ka deklaruar Gjukanoviq.

Maqedonia dhe Mali i Zi sot kanë nënshkruar katër memorandume për bashkëpunim në fushën e ekonomisë, arsimit, sigurimit social dhe teknologjisë.
XS
SM
MD
LG