Ndërlidhjet

Rasmusen: Talibanet po detyrohen të tërhiqen


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, sot është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Berlin, për të diskutuar për situatën në Afganistan, mbrojtjen strategjike raketore dhe raportet ndërmjet aleancës dhe Rusisë.

Rasmusen tha se përpjekjet e shtuara të NATO-s në Afganitsna, këtë vit, po japin rezultate.

“Me operacionet tona, që tash direkt po shtyjnë në tokën e talibanëve, kryengritja është nën presion, nën presion si kurrë më parë në Afganistan. Qëllimi ynë për këtë vit ishte që ta fitojmë momentin. Tash ne e kemi këtë”, tha Rasmusen.

Ai mëtutje theksoi se e mirëpret takimin e Këshillit NATO-Rusi, për të cilin shpreson se do të ketë progres drejt “themelimin të një partneriteti të gjatë strategjik ndërmjet NATO-s dhe Rusisë”.

Kancelarja Merkel e mirëpriti “hapjen” e Rusisë për diskutime lidhur me sistemin raketor mbrojtës evropian.
XS
SM
MD
LG