Ndërlidhjet

Titov: Shqipëria mund të përfshihet në gazsjellësin rus


Zëvendës ministri i jashtëm rus, Vlladimir Titov, tha se Rusia ndoshta mund ta përfshijë Shqipërinë në gazsjellësin Rrjedhja e Jugut, që do ta dërgoj gazin rus në Evropën juglindore.

Sipas kumtesës së qeverisë së Shqipërisë, zoti Titov tha se Rusia do ta shqyrtoj zgjerimin e gazsjellësit të planifikuar, edhe për këtë vend ballkanik.

Këto komente Titov i bëri pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Agjencia AP nga Tirana raporton se gazsjellësi Rrjedha e Jugut ka për qëllim ta godasë gazsjellësin rival Nabuko, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Austria, Serbia, Hungaria, Sllovenia, Greqia, Italia, Bullgaria dhe Kroacia janë të kyçura në projektin Rrjedha e Jugut, që do të shkoj në Bullgari, nën Detin e Zi.

Kjo ndërmarrje e përbashkët e Gazpromit rus dhe e kompanisë italiane Eni, do të hapet në vitin 2015.
XS
SM
MD
LG