Ndërlidhjet

Rusi: Kërkohet edhe dënimi shtesë për Kodorkovskin


Prokurorët rusë sot kanë kërkuar, që magnati i naftës, Mihail Kodorkovski, që aktualisht ndodhet në burg, dhe partneri i tij i biznesit, Platon Lebedev, që të dënohen edhe me gjashtë vjet burgim shtesë, nëse shpallen fajtorë në procesin e dytë gjyqësor.

Ish shefi i kompanisë së naftës, Jukos, Mihail Kodorkovski, dhe Platon Lebedev kanë thënë se nuk janë fajtorë lidhur me akuzat.

Të dy këta persona, së pari ishin dënuar me nga tetë vjet burgim, në vitin 2005, për akuza për vjedhje dhe shmangie tatimi.

Kritikët thonë se Kodorkovski ishte dënuar për shkak se financiarisht i kishte ndihmuar partitë opozitare.

Në kohën e arrestimit të tij, në vitin 2003, Kodorkovski ishte njeriu më i pasur në Rusi dhe shihej si rival politik i presidentit të atëhershëm, Vlladimir Putin.
XS
SM
MD
LG