Ndërlidhjet

Sllovaki: Nuk është aktual ndryshimi i qëndrimit për Kosovën


Ministri i jashtëm i Sllovakisë, Mikullash Xhurinda, deklaroi sot se në Sllovaki nuk është aktual ndryshimi i qëndrimit për Kosovën, por kjo nuk është pengesë për perspektivën e saj evropiane.

“Qëllimi është vendosja e raporteve me të vërtetë të mira ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Jemi për dialog dhe do të ishte mirë, që të fillonte me të vërtetë”, tha Xhurinda në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të katërshës së Vishegradit dhe me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Në katërshen e Vishegradit gjenden edhe Polonia, Çekia dhe Hungaria, të cilat tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Sllovakia është njëra nga pesë prej 27 vendeve të BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën.
XS
SM
MD
LG