Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Wikileaks publikoi dokumente sekrete për Irakun


Faqja në Internet, Wikileaks, ka publikuar mijëra dokumente sekrete të Shteteve të Bashkuara, në të cilat ka informacione për keqtrajtime të të burgosurve dhe tortura nga policia dhe ushtria e Irakut, me ç’rast sugjerohet se ushtria amerikane kishte ditur për këtë gjë, por kishte dështuar të zhvilloj hetime.

Afro 400 mijë dokumente nga terreni, poashtu, sugjerojnë se më se 66 mijë civilë vdiqën në këtë konflikt, shumë më tepër se që dihej ose që ishte raportuar më parë.

Themeluesi i faqes Wikileaks, Julian Assange, i tha rrjetit televiziv CNN se dokumentet zbulojnë “gjakderdhjen” që nuk është parë.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, e ka dënuar publikimin e dokumenteve sekrete nga ana e faqes Wikileaks:

“Ne duhet ta dënojmë me fjalët më të qarta zbulimin e secilit dokument sekret nga individët apo organizatat, që e vëjnë në rrezik jetën e pjesëtarëve dhe civilëve të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve”, tha Hillari Klinton.
XS
SM
MD
LG