Ndërlidhjet

Afganistan: U sulmua zyra e Kombeve të Bashkuara në Herat


Raportohet se zyra e Kombeve të Bashkuara në qytetin perëndimor të Afganistanit, Herat, është sulmuar.

Raportet e një televizioni lokal thonë se personat e armatosur sot e kishin sulmuar ndërtesën, ndërsa korrespondentët e mediave perëndimore dhe dëshmitarët thanë se të shtëna nga armë të vogla zjarri dhe eksplodime kanë mundur të dëgjohen nga brendia e kompleksit.

Zëdhënësi i misionit të OKB-së në Kabul, Dan McNorton, tha se Kombet e Bashkuara janë të vetëdijshme për një “incident” në zyrën e OKB-së në qytetin Herat.

Sipas tij, incidenti ishte në zhvillim e sipër dhe OKB-ja për së afërti po punonte me autoritetet lokale.

Nuk është e njohur se a ka pasur viktima eventuale.
XS
SM
MD
LG