Ndërlidhjet

Rasmusen: Kontesti Athinë–Shkup, vështirë të zgjidhet


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se vështirë se do të zgjidhet kontesti për emër ndërmjet Greqisë e Maqedonisë, para mbajtjes së samitit të ardhshëm të aleancës.

“Nuk kam indikacione se zgjidhja do të jetë e mundshme para samitit të Lisbonës”, i tha zoti Rasmusen gazetës greke, To Vima.

Athina dhe Shkupi, gjatë dy dekadave të fundit, kanë mospajtime lidhur me emrin Maqedoni, kështu që Greqia, që e ka një provincë me po këtë emër, e ka bllokuar integrimin e këtij vendi në NATO dhe i kundërshton bisedimet për pranim në BE.

Negociatat e udhëhequra nga Kombet e Bashkuara, deri tash, kanë dështuar të japin ndonjë rezultat.
XS
SM
MD
LG