Ndërlidhjet

logo-print

PDK: Nesër mbahet Kongresi i partisë


Partia Demokratike e Kosovës mban nesër kongresin e pestë zgjedhor, në të cilin do zgjidhet kryetari i ri i partisë, këshilli drejtues dhe do të miratohet statuti dhe një deklaratë politike.

Deri më tani nuk dihet nëse Hashim Thaçi do të ketë kundërkandidat për kryetar të partisë.

“I takon Kongresit dhe delegatëve që nëse ka kandidatë të tjerë të kandidohen dhe propozohen në përputhje me statutin e PDK-së, i cili parasheh që duhet të ketë 30 nënshkrime për ndonjë kandidat të ri”, tha sekretari për marrëdhënie me publikun i PDK-së, Enver Hoxhaj, njëherësh ministër i arsimit.

Në konferencën e sotme për gazetarë, Hoxhaj i hodhi poshtë kritikat se Kongresi i partisë është një farsë, duke thënë se PDK para pesë muajve ka marrë vendim që të mbahet ky kongres i rregullt.

Subjektet politike në bazë të legjislacionit kosovar janë të obliguara t’i mbajnë kuvendet e tyre zgjedhore, nëse duan të çertifkohen për të marrë pjesë në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG