Ndërlidhjet

Afganistan: Sulme vetëvrasëse ndaj zyrës së OKB-së në Herat


Sulmuesit vetëvrasës e kanë sulmuar zyrën e OKB-së në Herat të Afganistanit, por nuk ka pasur të plagosur në mesin e personelit të Kombeve të Bashkuara.

Policia lokale tha se katër sulmues vetëvrasës të veshur me uniformë policore ose me ferexhe, e sulmuan ndërtesën afër Heratit, ku gjenden disa agjenci të OKB-së.

Policia tha se derisa njëri sulmues e kishte aktivizuar eksplozivin në një makinë, afër hyrjes në kompleksin e zyrave, tre të tjerët ishin përpjekur të hynin në ndërtesë. Të tre ishin vrarë nga policia afgane.

Policia tha se nuk ka pasur viktima në mesin e pjesëtarëve të sigurisë afgane.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG