Ndërlidhjet

Kosovë: Arrestohen katër vetë për trafikim me njerëz


Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar katër persona, tre shqiptarë dhe një serb, nën dyshimin se janë marrë me kontrabandimin e imigrantëve dhe kanë falsifikuar dokumente.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, tha se arrestimet janë kryer mbrëmë, pasi më parë, Drejtoria rajonale e policisë në Mitrovicë, ishte informuar së një grup personash po organizonte udhëtim përmes vendkalimit kufitar në drejtim të Serbisë.

Destinacion përfundimtar, sipas Sadriut, ishin vendet perëndimore.

Ai tha se janë ndaluar dhe 5 persona, katër nga të cilët janë zënë me dokumente të falsifikuara, ndërsa i pesti dyshohej se ishte vozitësi.

Këta pesë vetë janë liruar në procedurë të rregullt.

Në vendin, ku janë kryer falsifikimet, në jug të Mitrovicës, policia ka konfiskuar dhjetëra dokumente të falsifikuara, vula e pajisje të ndryshme.
XS
SM
MD
LG