Ndërlidhjet

Nobelisti i ekonomisë paralajmëron Britaninë



Fituesi i sivjemë i Çmimit Nobel për ekonomi, britaniku Kristofer Pisarides, ka tërheqër vërejtjen se Britania tashmë po e rrezikon mëkëmbjen ekonomike duke zbatuar shkurtime të mëdha të shpenzimeve.

Pisarides tha se ministri i Financave., Xhorxh Osborn e ka ekzagjeruar rrezikun nga një krizë e llojit të Greqisë, duke vënë në jetë masa më të rrepta të kursimit në vitet e fundit.

Ai pohoi se Osborn mund të kishte nënvizuar një plan më të qartë të reduktimit të buxhetit në pesë vitet e ardhshme, duke i shtyrë disa shkurtime deri sa të stabilizohej mëkëmbja e ekonomisë.
XS
SM
MD
LG