Ndërlidhjet

logo-print

BE kërcënon Italinë për plehrat e Napolit



Bashkimi Evropian ka thënë se qyteti italian të Napolit duhet t'i mbledhë tonelatat e mbeturinave ose do të përballet me gjobë.

Rreth 2.400 tonë mbeturina janë grumbulluar në rrugët e Napolit në atë që cilësohet si kriza më e madhe e plehrave.

Java e protestave filloi për shkak se shërbimet lokale caktuan të ndërtojnë një qendër të plehrave në parkun kombëtar të Vezuvit.

Napoli dhe zonat për rreth janë përballur me kriza të shumta të plehrave në vitet e kaluara, si pasojë e korrupcionit, menaxhimit të dobët dhe infiltrimit të mafias lokale.
XS
SM
MD
LG