Ndërlidhjet

Gajtner mbërriti në Kinë për bisedime ekonomike



Sekretari amerikan i Thesarit, Timoti Gajtner, ndodhet në Pekin ku me zyrtarët kinezë do të bisedojë lidhur me çështjen e ndjeshme të zhvlerësimit të monedhës kineze juan.

Uashingtoni beson se Pekini qëllimisht e nënvlerëson juanin për t’i ndihmuar eksportuesit kinezë.

Vizita e Gajtnerit realizohet pas takimit të ministrave të financave të grupit G 20 në Seul.
XS
SM
MD
LG