Ndërlidhjet

HRW: Iraku t'i hetojë raportet për tortura



Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch i bëri thirrje Irakut që t’i hetojë akuzat se policët dhe ushtarët irakianë i kanë abuzuar dhe turturuar të burgosurit.

Pretendimet e këtilla u ngritën në dhjetëra mijë dokumentat e publikuara nga faqja Wikileaks.

Human Rights Watch poashtu i bëri thirrje Uashingtonit që të hetojë nëse forcat amerikane i kanë shkelur ligjet ndërkombëtare duke ua dorëzuar të burgosurit irakianëve, përkundër rrezikut nga tortura.

Uashingtoni e dënoi faqen Wikileaks për publikimin e dokumentave, duke thënë se ky veprim i vë në rrezik ushtarët amerikanë dhe irakianë.

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, tha se dokumentat e zbulojnë “të vërtetën” rreth konfliktit.
XS
SM
MD
LG