Ndërlidhjet

Kolera mbërriti në kryeqytetin e Haitit



Epidemia e kolerës, e cila ka shkaktuar vdekjen e 220 njerëzve, raportohet se ka mbërritur në kryeqytetin e Haitit, Port-o-Prens.

Organizata Panamerikane e Shëndetësisë tha se ministria e Shëndetit Publik e Haitit ka konfirmuar raste të të infektuarve në Port-o-Prens.

Epidemia shpërtheu dhjetë muaj pas tërmetit shkatërrimtar të janarit.

Qindra mijë njerëz ende jetojnë në tenda rreth kryeqytetit Port-o-Prens, në kushte të mjera higjienike që shkaktojnë diarenë dhe përhapjen e shpejtë të sëmundjes.
XS
SM
MD
LG