Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Autoritetet i prenë dorën hajdutit



Radioja shtetërore e Iranit raportoi se autoritetet ia kanë amputuar dorën një hajduti të dënuar para syve të të burgosurve tjerë në qytetin qendror Jazd.

Raporti nuk e identifikoi emrin e 32 vjeçarit dhe nuk dha detaje për krimin e tij.

Gjyqësia në Iran zbaton interpretimin e rreptë të ligjit islamik për dënimet e tilla.

Ky është amputimi i dytë i dorës që u raportua këtë muaj.

Javën e kaluar, gjykatësi urdhëroi t’i pritet dora njeriut i cili kishte vjedhur në një dyqan të ëmbëlsirave.
XS
SM
MD
LG