Ndërlidhjet

Qindra vetë protestuan në Kirgistan



Qindra përkrahës të politikanit nacionalist të Kirgistanit, Kamçibek Tashiev, protestuan sot në kryeqytetin Bishkek pasi ai pohoi se ishte plagosur në një sulm të motivuar politikisht.

Mbështetësit e kreut të partisë Ata-Zhurt kërkuan dorëheqjen e shefit të sigurisë, Keneshbek Dushanbajev, të cilin Tashiev dje e akuzoi për sulmin.

Tashiev tha se persona të armatosur i kishin hyrë në shtëpi, por kishin ndërhyrë truprojet e tij, me ç’rast kishin kapur një kartë identiteti të policisë sekrete shtetërore.

Interfax citoi zëdhënësin e policisë sekrete të ketë thënë se ky shërbim nuk ka lidhje me incidentin.

Partia Ata-Zhurt kaloi mirë në zgjedhjet parlamentare të tetorit.
XS
SM
MD
LG