Ndërlidhjet

Ugandë: 21 të vdekur në aksident



Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën në përplasjen e autobusit dhe një kamioni në veriperëndim të Ugandës, njoftoi policia.

"Kanë vdekur 21 persona. Aksidenti ndodhi kur autobusi me 35 udhëtarë u përplas me rimorkion, të cilën e kaploi flaka", i tha zëdhënësi i policisë Vinsent Sekate agjencisë AFP.

Ai tha se aksidenti ndodhi në vendin Nuoja, në veri të kryeqytetit Kampala.
XS
SM
MD
LG