Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli i quan 'sulme politike' kritikat e peshkopëve katolikë



Izraeli i ka kritikuar sot komentet e peshkopëve katolikë nga Lindja e Mesme pas takimit të tyre me Papa Benediktin XVI, duke i quajtur "sulme politike" kundër shtetit hebreit.

Zëvendës ministri i Jashtëm, Dani Ajalon tha përmes një deklarate se "Sinodi ishte rrëmbyer nga shumica anti-izraelite".

Të shtunën, peshkopë dhe patrtiarkë nga mbarë Lindja e Mesme, i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t'i japë fund pushtimit të tokave arabe.

Ndërkohë, kryenegociatori palestinez Saeb Erekat e mirëpriti thirrjen e sinodit për zgjidhje me dy shtete, dhe e fajësoi Izraelin për emigrimin e të krishterëve nga territoret e pushtuara.
XS
SM
MD
LG