Ndërlidhjet

Karzai zotohet t'i shpërbëjë kompanitë e sigurimit



Presidenti afgan Hamid Karzai insistoi sot se ai është i përkushtuar që t'i shpërbëjë kompanitë e sigurimit, të cilat operojnë në Afganistan.

"Kompanitë private të sigurimit krijojnë struktura paralele përballë qeverisë afgane dhe shkaktojnë jostabilitet në Afganistan", thuhet në deklaratën e presidencës në Kabul.

Në njoftim thuhet se qeveria afgane është e "palëkundur në premtimin e saj dhënë popullit afgan për t'i shpërbërë kompanitë".
XS
SM
MD
LG