Ndërlidhjet

BE dërgon në Greqi ekipin e intervenimit të shpejtë


Bashkimi Evropian do të dërgoj ekipin e zyrtarëve kufitar në Greqi për të ndihmuar këtë vend në ballafaqimin me numrin e shtuar të imigrantëve, shumica prej të cilëve vijnë nga Afganistani ose vendet e Afrikës dhe synojnë BE-në. Komisioni Evropian përmes një komunikate ka bërë të ditur se me kërkesën e Greqisë, një ekip i intervenimit të shpejtë i agjencisë kufitare FRONTEX do të vendoset në kufirin me Turqinë. Kjo është hera e parë që ekipet e intervenimit të shpejtë vendosen që nga themelimi i tyre në vitin 2007.
Zyrtarja e lartë e BE-së Cecilia Malmstrom ka deklaruar se vala e njerëzve që kalojnë nga Turqia në Greqi ka arritur “përmasa alarmuese” dhe Greqia nuk është e aftë të ballafaqohet me një situatë të tillë.
XS
SM
MD
LG