Ndërlidhjet

logo-print

Ganezi bëhet prefekt slloven


Mjeku me prejardhje nga Gana, Peter Bosman, ka fituar në zgjedhjet lokale në qytetin e Sllovenisë në Piran. Sipas rezultateve përfundimtare kandidati i socialdemokratëve, Peter Bosman, ka shënuar fitore të ngushtë duke siguruar 51.4 për qind të votave. Peter Bosman është 54 vjeçar, i martuar me një mjeke kroate dhe ka dy fëmijë. Në Slloveni për të studiuar mjekësinë, ai kishte ardhur në fillim të viteve 1980, kur ajo ende ishte pjesë e ish Jugosllavisë.
XS
SM
MD
LG