Ndërlidhjet

Kina dhe India me më shumë të drejta në FMN


Ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të 20 vendeve me ekonomitë më të fuqishme në botë kanë arritur që vendeve me zhvillim të shpejtë t’u jepen të drejta më të mëdha votuese në Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Vendimi ka të bëjë me mundësimin e Kinës dhe Indisë që të zënë vend në mesin e 10 vendeve më me ndikim të FMN-së.
Drejtori ekzekutiv i FMN-së, Dominik Shtros – Kan, u ka thënë gazetarëve pas takimit në Korenë Jugore se BE-ja është pajtuar që të heqë dorë nga dy vende në Këshillin drejtues të këtij trupi 24 anëtarësh.
XS
SM
MD
LG